網頁文章 網頁文章

Big Brother Vip" në "Instagram"  sapo ka postuar videon e rradhës duke na zbuluar kështu pak nga personazhi tjetër vip. Në videon në fjalë shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante. Ajo është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra.

Shiko Big Brother Albania VIP LIVE - Me te Rejat


Burimet kanë mësuar se bëhet fjalë për këngëtaren, Semi Jaupaj. Semi ka studiuar për kanto.Ajo është një nga të rinjtë më të talentuar në spektaklin "Star Academy", ku ka fituar vendin e dytë.

Debutuese në "Top Fest" dhe "Festivalin e RTSH-së". Në vitin 2014-të ka qenë finaliste në "The Voice of Albania". Semi Jaupaj është katër herë pjesëmarrëse në "Kënga Magjike" dhe në 2015-ën fiton "Çmimin Tendencë".Semi ka qenë mjaft mediatike edhe për lidhjen e gjatë që ka pasur me Bojken Lakon.